Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe presidenti Ilir Meta kanë reaguar pas zgjedhjes së vajzës së Ismail Kadaresë, Besiana, si zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryediplomatja amerikane ka shpërndarë në “Twitter” postin e Besianës, bashkangjitur se cilës e ka uruar për postin e rëndësishëm.

“Urime Besiana Kadare si e përzgjedhura e Shqipërisë në këtë post të rëndësishëm.”

Po ashtu, edhe kreu i shtetit uroi më herët Besianën për përzgjedhjen në postin e OKB-së. Në mesazh, Meta shkruan se zgjedhja për të ushtruar këtë detyrë është një mundësi shumë e mirë e përfaqësimit të vendit në mënyrë sa më dinjitoze.

“Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror. Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë,”-shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *