Ne Zvicer nuk ka me dyshime Verdhezinjtë e Yong Boys te Bernes do ta fitojnë titullin kampion këtë sezon pas një hegjemonie 8 vjeçare te Bazelit.

 

Edhe ne transferten e vështirë te Zyrihut edhe për shkak te motit te keq miqtë nga Berna treguan dominancën e tyre këtë sezon dhe u kthyen me tre pike te çmuara ne bagazh.

 

Ishin 8 minuta mjaft te vrullshme ne pjesën e dyte qe vendosen fatin e ndeshjes se transmetuar ne Tring.

 

Fillimisht Asale mjaft mire brenda zonës ne minutën e 61 kaloi miqtë ne avantazh. Pak minuta me pas Rodrigez me një penallti ne krahun tjetër barazoi shifrat ndërsa vetme një minute me vone ne minutën  e 68 Horo rivendosi serish avantazhin për miqtë me një tjetër penallti te kthyer ne gol.

 

Mund te kishte shkuar edhe me thelle rezultati nëse Horo nuk do te godiste shtyllën nga pika e bardhe ne një tjetër penallti.

 

Yong Boys kane 61 pike 19 me shume se Sant Galleni i vendit te dyte qe mundi Grashopers 2-1 dhe rrezikon tashme seriozisht Bazelit ti marre edhe postin e nënkampiones se Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *