Mbështetjen per qëndrimin e tyre kundër krijimit te bashkësisë se komunave serbe, apo Zajednicen siç e quajnë, drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje e kërkuan edhe jashtë territorit te Kosovës. Ata ishin ne Tirane ne nje konference, ku shpalosen arsyet se perse e kundërshtojnë kete marrëveshje.

Përmes dialogut Serbia arrin dy qëllime, del si shtet i moderuar qe synon integrimin, por nga ana tjetër lufton pavarësinë e Kosovës”.

Me krijimin e asociacionit, sipas Ymerit Serbia do te kontrollonte resurset ekonomike te Kosovës. Ndërsa lideri historik i Vetëvendosjes, Albin Kurti sulmoi Bashkimin Europian, duke thëne se Brukselit i intereson me shume zbutja e lidhjeve te Serbisë me Rusinë dhe afrimi i saj me unionin, sesa pavarësia e Kosovës. Vetëvendosja dhe dy partitë Nisma dhe Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës prej disa muajsh jane përfshire ne protesta, ku kërkojnë tërheqjen e qeverise nga marrëveshja per komunat serbe dhe kane paralajmëruar tubimin e radhës ne 17 shkurt, ditën e pavarësisë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *