Krahas 3 akuzave për të cilat Shullazi u dënua me 14 vite burgim nga krimet e rënda, tashmë prokuroria e Tiranës është duke e hetuar për pastrim parash.

 

Në kuadër të këtij hetimi, organi i akuzës mori në pyetje biznesmenin Ylvi Beqja, i cili mban edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, në çështjen Shullazi.

 

Beqja u shoqërua në prokurori nga forcat speciale. Hetimi lidhet edhe me çështjen e hotel vollgës, në durrës, pronë e cila mbahet nën sekuestro, pasi ka dyshime të forta se është regjistruar në hipotekën e durrësit në kundërshtim me ligjin.

 

Mësohet se beqja i ka qëndruar edhe një herë deklarimeve të dhëna më herët për këtë çështje, se i kishte paguar grupit të Shullazit një shumë prej 500 mijë eurosh në formën e gjobëvënies.

 

Në total antaret e grupit te Shullazit u dënuan me 55 vite burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *