Subscribe

Kodi i ri Penal, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me përfaqësues të drejtësisë shqiptare dhe misionet e ndërkombëtare, parashikon një sërë veprash të reja penale, disa prej të cilave kanë prodhuar debate dhe polemika.

Sipas një dokumenti që qarkulloi në media nga dita e mërkurë, Kodi i Ri parashikon edhe kriminanlizmin e montazheve apo memeve. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg. Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Ylli Rakipi ka deklaruar se është kryeministri Rama ai që synon të bllokojë median online.

“Demokracia është garë dhe ai nuk të lejon përderisa mban mediat e veta, i financon ato, i ushqen, i furnizon, kjo do të thotë se ai e ka në kontroll këtë media. Shqetësimi i kryeministrit tonë sot, është se ai nuk ka nën kontroll, jo median klasike, por atë online, të cilën e bëjnë fare pak njerëz. Dhe ky është një problem për kryeministrin sepse nuk i ka nën kontroll, dhe përpiqet ta bëjë këtë. Në ditët e sotme ne kemi një shtrirje shumë të madhe të mediave që kontrollohen dhe financohen nga pushteti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *