Subscribe

Gazetari Ylli Rakipi depozitoi këtë të martë në Gjykatën e Tiranës, një padi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për fyerje.

 

Rakipi tha se kreu i qeverisë ka fyer gazetarët dhe atë vetë, për shkak të kritikave qe ka bere gjate emisionit.

 

Ylli Rakipi: “Unë kam depozituar një kundërpadi sepse ai ka fyer dhe nëpërkëmbur dinjitetin tim, sa ka mundur dhe si ka mundur. E keni ndjekur fjalorin që përdor për gazetarët, çfarë ai thotë dhe çfarë deklaron. Ky gjyq është politik, është përpjekje e vazhdueshme e Ramës që unë të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili ka goditur aferat dhe koncesionet e qeverisë”.

 

Getari Rakipi tha se Rama po përpiqet të ketë gjithçka nën kontroll.

 

Ylli Rakipi: “Ky njeri i ka vënë fre gjithçkaje, ble mediat dhe ka nën kontrollo të gjithë pushtetet e vendit.

 

Kundërpadia ndaj kryeministrit Rama, do t’ju kërkojë autoriteteve që gjyqi të vijojë me dyer të hapura për mediat. Vetëm një gjykatë e Recep Taip Erdogan mund të më dënojë, me padinë që ka bërë Edi Rama ndaj meje.

 

Media ka probleme të panumërta, por nuk është kryeministri ai që rregullon dhe kontrollon mediat. Rama është një diktator i llojit të ri, si Erdogan apo Putin, nuk ndryshon nga ta”.

 

Pak muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama qe e paditi Ylli Rakipin në gjykatë, për cenim të dinjitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *