Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes francez, “L’Equipe”, gjeorgjiani është gati të transferohet menjëherë në Francë dhe është në pritje vetëm që klubet të arrijnë akordin, akord ky që nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u gjetur pasi vlerësimet e dy klubeve për lojtari janë shumë të ndryshme.

Te Napoli pretendojnë që në rast largimi të Kvaratskhelia, të përfitojnë deri në 130 milionë euro ndërsa nga ana tjetër, francezët nuk shkojnë përtej 60 milionëve, një diferencë e madhe mes pretendimeve të dy klubeve, por që akordi i arritur nga vetë lojtari mund të sheshojë shumë gjëra duke detyruar palët të gjejnë shifrën perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *