Subscribe

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës. Ai është takuar fillimisht me presidentin Hashim Thaçi. Mësohet se ne fokus te bisedës kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, roli i SHBA-së në rajon, perspektiva euroatlantike e Kosovës, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

 

 “Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojnë të kryejnë pjesën e tyre të punës në këtë proces. Serbia nuk mund të qëndrojë e ulur në dy karrige por duhet të bëjë të qartë zgjedhjet strategjike të saj.”

 

Yee, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin. Ata biseduan për punën e institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të SHBA që nga formimi i institucioneve të reja të Kosovës.

 

Një ditë më parë, Yee zhvilloi takime me krerët e shtetit serb, duke thënë se Beogradi zyrtar duhet ta qartësojë qëndrimin e tij, ose më Bashkimin Europian ose me Moskën. Deklarata e Yee shkaktoi reagimin e ashpër të ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili u shpreh se asnjë vend nuk duhet t’i mësojë Serbisë se cilin krah duhet të mbajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *