Subscribe

Shkolla mbaroi, pushimet nisën, jemi zyrtarisht në verë!

 

Dhe për të vegjlit ka menduar Tring, pasi kjo verë do të jetë xixëlluese për ta.

 

Programacionit të magjishëm, do t’i shtohen enkas për këtë verë, plot 15 tituj të rinj serialesh të animuar, më shumë se 400 orë kontent premierë, të gjithë të dubluar në shqip. Personazhet me të dashur, miq të rinj, sezone të reja, aq të shumëpritura nga shikuesit e vegjël, filmat më të mirë të kinemasë botërore për fëmijë, me të cilët ata do të luajnë, por edhe do të zbulojnë e mësojnë gjithmonë e më shumë përmes ekranit, teksa argëtohen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kështu, koha e tyre e lirë do të jetë “më e bukura ndonjëherë”.

 

 

Çdo javë, më shumë se 80 episode premierë, në katër kanale të dedikuara, për të gjitha grupmoshat dhe target grupet e fëmijëve, me një strukturë programore të konceptuar enkas për t’i kënaqur të gjithë ata dhe me përmbajtje tërësisht të kontrolluar dhe te përzgjedhur me kujdes maksimal, për sigurinë aq të rëndësishme për prindërit e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

Dhe në Video on Demand, një univers i mrekullueshëm plot personazhe e histori, një profil i dedikuar, me mbi 3500 evente të disponueshme për t’u shijuar nga vogëlushët, në çdo kohë dhe kudo që të ndodhen, mbi të gjitha, zgjedhin ata çfarë duan të shohin, sa episode dëshirojnë. Edhe nëse fëmijët  duan të shohin programe të ndryshme, Tring OTT është zgjidhja ideale, pasi programet e preferuara mund t’i ndjekin në katër pajisje të ndryshme, me një abonim të vetëm.

 

 

Kjo verë për vogëlushët do të ketë vetëm një slogan: Xixëllo me Tring!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *