E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Xi Jinping zgjidhet president

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës zgjodhi mëngjesin e kësaj të shtune Xi Jinping si president të vendit, kreun absolut dhe të pakonkurueshëm të Kinës, me plot 2.970 vota pro dhe asnjë kundër. Ky do të jetë mandati i dyti i 64 vjecarit, Xi Jiping, si presidenti, por këtë herë, ai do të qëndrojë në krye të shtetit pa një afat kohor të kufizuar.

 

Mandati i tij i dytë pritej të përfundonte në vitin 2023 sipas ligjit të vjetër, por pas ndryshimeve kushtetuese javën e kaluar, ai dhe zëvendës presidenti kanë të drejtë të qëndrojnë në kohë të pacaktuar në pozicionet e tyre

 

Reklamë

Xi Jiping u betua përpara 3 mijë deputetëve me dorën e majtë mbi Kushtetutë dhe dorën e djathtë të ngritur,  duke premtuar besnikëri ndaj Vendit dhe njerëzve.

 

Presidenti i Ri i Kinës u rizgjodh në të njëjtën kohë edhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës, ndërsa zëvendës president është zgjedhur ish-kreu i Komisionit për Anti-korrupsion.

 

Ndryshimet e reja kushtetuese të cilat i japin të drejtë presidentit të qëndrojë për një kohë të papërcaktuar në pushtet, janë të parat që nga koha e Mao Ce Dun, udhëheqësit të Republikës Popullore të Kinës me të drejta të pakufizuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë