Presidenti i Kinës Xi Jinping ka mbërritur në Rusi në kuadër të forumit ndërkombëtar të ekonomisë.

Sipas axhendës, Xi ka zhvilluar një takim  kokë më kokë me presidentin rus Putin e më pas ata do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mësohet se dy liderët kanë biseduar për Venezuelën, Korenë, por edhe iniciativën tregtare te Kinës për “rrugët e reja të mëndafshit”.

Vizita e Xi Jinping në Rusi vjen në kohën që tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në kulmin e tyre për shkak të tarifave që dy vendet kanë vendosur për mallrat e eksportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *