E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Video · Kulturë

Xhubleta dhe Eposi në UNESCO, pjesë e trashëgimisë botërore edhe rituali i shtegëtimit të bagëtive

Pas iso-polifonisë, si e vetmja dukuri e kulturës jo materiale, e cila mban etiketën trashëgimi botërore, e mbrojtur nga UNSCO,  është hedhur hapi i parë drejt njohjes si kryevepra të njerëzimit, “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, “Xhubleta” dhe “Eposi i Kreshnikëve”. Përzgjedhja e tyre erdhi si domosdoshmëri për të mos humbur mbartësit e katër dukurive.

 

Reklamë

 

Në ndryshim nga trashëgimia materiale, për atë jo materiale përpjekja për të përgatitur dosjet është më e madhe, e aq më tepër kur mbartësit dhe studiuesit e tyre janë me pikatore.

 

 

Përgatitja, aplikimi i dosjeve, deri në një vendimmarrje të UNESCO-s është një proces, i cili përveç vlerës shpirtërore përkthehet edhe në zhvillim të ekonomive të vogla.

 

Paralelisht me angazhimin për t’i certifikuar këto katër dukuri me vulën e UNSECO-s, pjesë e trashëgimisë botërore pritet të bëhet një institucionet më të rëndësishme të kujtesës.

 

 

Më shumë video

Reklamë