Subscribe

Një nga zërat me te fuqishëm qe kërkon daljen e Britanisë nga BE, kryebashkiaku i Londrës, ka akuzuar presidentin amerikan Obama per hipokrizi, pasi ai mbështet qëndrimin e vendit ne familjen evropiane. Ne nje interviste per BBC, Boris Johnson tha se amerikanet nuk do te guxonin te ndanin sovranitetin e tyre, siç ka bere Britania e Madhe. Komentet e tij vijne pak dite përpara vizitës se shefit te Shtëpisë se Bardhe ne kryeqytetin britanik. Kryebashkiaku nuk ka nguruar ta quaje BE thellësisht antidemokratik dhe te korruptuar ne mënyrën sesi e ndan buxhetin. Sipas tij, Britania do te lulëzonte me shume se kurrë nese braktis unionin . Por institucione te rëndësishme dhe organizata si FMN apo NATO ndajnë te njëjtin qëndrim me Obamen, se vendi i Britanisë eshte ne Bashkimin Europian. Megjithatë, u takon votuesve qe ne 23 qershor te vendosin per fatin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *