Krijimi i nje zyre informacioni, ndarja e te dhënave te inteligjencies dhe sanksionizimi i sulmeve ajrore mbi territorin e Shtetit Islamik te Sirisë dhe Irakut, jane në fokus të vizitës dy ditore të sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri në Moskë. Gjatë qëndrimit të tij Kerri do të mbajë diskutime me homologun rus Sergei Lavrov, të cilit do të propozojë planin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Në prag të vizitës presidenti rus Putin deklaroi se SHBA-ja ka injoruar më herët thirrjet e Moskës zyrtare për të intensifikuar ofensivën ajrore ndaj bazave të ISIS. Me interes ne këtë vizitë të sekretarit Kerri është dhe qëndrimi i Moskës zyrtare në lidhje me vendimin më të fundit të NATO-s për të vendosur trupa ushtarake në kufi me Rusinë, pasi aleanca akuzon këtë shtet se ka synim zgjerimin e territorit te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *