Ish-nënkryetari i SHBA-ve Xho Bajden i ka dërguar një letër kryeministrit Zaran Zaev, ku thekson se ka qenë nder për të që ka pasur rastin që të takohet të, në Konferencën për sigurinë në Mynih dhe për bisedën ku kanë shkëmbyer mendime për ndodhitë aktuale politike.

 

“Edhe njëherë Ju uroj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i bindur se marrëveshja është zhvillim pozitiv serioz, për euro integrimet por dhe bashkimin. Siç thash në bisedën në Mynih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses i gjithë Evropës, dhe ajo është mirë për të gjithë”.

 

Gjithashtu në letrën e tij ai shprehet se e pret me padurim ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet pjesë e plotfuqishme e NATO-s.

 

“Vizioni juaj ka vendosur themelet e sigurisë dhe udhëheqja juaj si Kryeministër i Qeverisë do të mbahet mend nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas arritjes së marrëveshjes historike. Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat e juaja për ardhmëri më të mire.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *