E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Xhixho: Harram qumështin e nënës për këdo që vë dorë mbi një grua

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka zgjedhur që këtë 8 mars të publikojë shifrat e grave dhe vajzave që janë vrarë e dhunuar në 9 vitet e fundit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhixho bën thirrje që shoqëria të mobilizohet për të dëgjuar më shumë zërin e gruas.

 

“Këtë 8 Mars vendosa të protestoj me një postim… 113 gra të vrara në 9 vitet e fundit. 7 gra të masakruara në 2 muajt e parë të 2020. E dashur shoqëri duhet të mobilizohemi që t’i japim zë vajzave dhe grave që zërin e kanë humbur. Postoni një foto ose video në rrjetet sociale #harramtamblinenanës #harramqumshtinenënës për këdo që vë dorë mbi nje grua. Kjo fushtë është nisur nga regjisoria Elkjana Gjipali dhe gazetarja Zhaklina Lekatari, vleresim dhe mirënjohje për këtë iniciativë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë