E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Xhisiela”, PD: Policia i shërben kriminelëve

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e ditëve të fundit, dhunimin e 25 vjeçares në Fushë Krujë.

 

Sipas PD-së korrektësia e policisë së shtetit përfaqësohet vetëm nga oficeri i policisë, Emiljano Nuhu. Përmes një reagimi për mediat kjo forcë politikë thekson se për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit.

 

“Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu. Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit,   sot kemi gjurmë të denoncimit! Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve. Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet. Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba këmbës.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë