Arrestohet  në flagrance një shofer makinë i cili xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”.

 

E.M, 31 vjeç, banues në Korçë ka rrezikuar sëriozisht jetën e qytetareve dhe  jo vetëm kaq por ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Pas veprimeve të rrezikshme që po bënte me mjetin e tij në bulevardin “Republika”, policia I ka bërë me shënjë 31 vjecarit që të ndalonte.

 

Por I riu jo vetëm që nuk e ka zbatuar një urdhër të tilllë por është larguar me shpejtësi për tu kapur pak më vonë nga policia.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.

Më tej ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *