Subscribe

Nje prej ekzekutoreve te pengjeve me prerje koke, pjesëtari i Shtetit Islamik, qe njihej me emrin Xhihadisti Xhon besohet te kete qendruar disa jave ne Shqipëri ne vitin 2012. Kështu ben te ditur revista e ISIS, “Dar Al Islam”, se ciles i referohet edhe gazeta britanike “Telegraph”. Ne te citohet rrëfimi i nje bashkëluftëtari te tij, qe përshkruan rrugën e ndjekur nga Londra drejt Sirise. Ka dyshime per vertetesine e këtyre informacioneve, megjithëse miku i tij ka dhënë shume detaje rreth vendeve ku xhihadisti ka kaluar. Ai ka arritur te udhëtoje neper Evrope me pasaporte britanike, duke u shpëtuar edhe shërbimeve sekrete. Nga Britania, xhihadisti ishte larguar përmes nje kamioni, me pas kishte udhëtuar ne France e Belgjike, prej nga bleu biletën per ne Shqipëri, duke përdorur pasaportën britanike ne Shqipëri, ai ka treguar pasaportën dhe ka kaluar pa probleme. Xhihadistin e kishin pyetur perse gjendej ne Shqipëri dhe ishte përgjigjur se ndodhej tranzit, pasi synimi ishte vijimi i rrugës drejt Sirise, duke kaluar nëpërmjet Kosturit ne Greqi dhe me pas ka marre nje autobus per ne qytetin e Selanikut. Nga aty eshte nisur me barke per ne Turqi, ku edhe ka takuar ndërmjetës te ISIS per te shkuar me pas ne Siri. Xhon Xhihadsti mbeti i vrare ne nje sulm nga nje dron ne qytetin e Rakas. Ndërkaq, policia italiane arrestoi gjate nje operacioni antiterrorizem 6 persona, qe tentonin t’i bashkoheshin shtetit islamik ne Siri dhe Irak. Mes tyre ishin edhe nje çift bashkëshortesh me fëmijët 2 dhe 4 vjec. Arrestimet u bene ne Lombardi dhe Piemonte, ndërsa mediat raportojnë se çifti pritej te bashkohej me nje maroken, vellane e nje luftëtari te huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *