Xhihadistët kanë sulmuar një bazë ushtarake në Somali ku stërvitshin ushtarët amerikanë.
Sipas raportimeve, nga sulmi kanë mbetur të vrarë dhe shumë viktima.
Banorët lokalë raportuan shpërthime të mëdha dhe armë zjarri në aeroportin Baledogle në rajonin jugor Shabelle të Ulët.
Grupi militant al-Shabab ka marrë përsipër sulmin ndërsa zyrtarët amierikanë kanë bërë me dije se xhihadistët pas sulmit janë tërhequr.
“Pasi theu perimetrin e bazës së fortifikuar, muxhahidët [luftëtarët e shenjtë] sulmuan kompleksin ushtarak, duke përfshirë kryqtarët në një zjarr të fortë.”, deklaroi grupi Al-Shabab.
Veçmas këtij sulmi, u godit nga një shpërthim në në kryeqytetin Mogadishu edhe një kolonë ushtarake italiane. Sipas ministrisë së mbrojtjes italiane, nga sulmi nuk është raportuar asnjë viktimë