Subscribe

Një javë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi qe 9 të pandehurit të akuzuar për terrorizëm të dënoheshin me 152 vite burg ne total, këtë të martë u bë mbrojtja e tyre. Në fillim të seancës, i pari që replikoi ishte Fadil Myslimani i cili i tha gjykatëses dhe prokurores se ato do t’i gjykojë Allahu. Genci Balla, ish-imam i Xhamisë se Unazës së Re, tha se asnjë nga provat e sjella nga prokurorja Elisabeta Imeri, nuk qëndronte. Ai shpjegoi se nuk ka mbajtur ligjërata për terrorizmin dhe se lufta në Siri kundër Asadit është e drejtë. I pandehuri citoi më tej pjesë nga Kurani, qe sipas tij i detyron myslimanët të ndihmojnë vëllezërit e tyre në vështirësi. Kurani sipas Ballës, flet për luftën e shenjtë dhe ai vetëm sa e ka cituar atë. Për rrjedhojë, tha Balla, prokuroria po akuzon librin e shenjtë të Kuranit që është njohur gjerësisht që prej vitit 1992, nga komuniteti mysliman. Por ish-Imami nuk la pas sulmua edhe kryeministrin Rama, duke thënë se feja nuk është pronë e tij dhe se të predikosh Islamin nuk përbën krim. Ndërsa i akuzuari Gert Pashja, i kërkoi relatores së çështjes pavlefshmërinë e akuzave, pasi në pretence nuk tregohet se në cfare faqeje interneti është bere nxitja e urrejtjes fetare. Në të njëjtën linjë me dy ish-imamët e tjerë ishte edhe Bujar Hysa, i cili drejtonte xhaminë e Mzezit në kohë kur u prangos nga prokuroria me akuzën e rekrutimit te luftëtareve për xhihad në Siri dhe Irak. Hysa paralajmëroi perëndimin se, nëse do të jetojë në paqe, atëherë duhet të heq dorë nga lufta në botën islame. Ndaj 9 personave të burgosur prej 2 vitesh rëndon akuza për “Rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”, per nxitje te urrejtjes dhe stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *