Subscribe

Moderatoren simpatike Xhesika Trola nuk do ta shikojmë më në ekran. Lajmin e ka bërë vetë të ditur moderatorja përmes një lidhje skype për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.

Teksa u ndal tek dashuria e saj e re profesionale, radio, Xhesika u shpreh e zhgënjyer nga përvoja e saj në television duke deklaruar se tashmë nuk është më në planet e saj.

 “Kam gati një vit që i jam fokusuar marketingut. Mendoj që duhet ta kisha nisur që më parë. Momentalisht jam në radio, dhe qenka një dashuri më vete dhe kam përshtypjen që jam shkëputur, dhe jam shkëputur tamam nga televizioni. Kam përshtypjen se nuk mendoj se do të vazhdoj. Momentalisht, se këtyre gjërave nuk i dihet. E shoh veten jashtë ekranit,” u shpreh gazetarja.

Xhesika gjithashtu zbuloi se në jetën e saj është dikush që i ka marrë zemrën dhe shumë shpejt do ta bëjë publike këtë lidhje dashurore.

“Në një lidhje drejt diçkaje për tu bërë publike brenda pak kohë. Shumë shpejt do e bëjmë publike…”

Xhesika Trola duket se e ka zëvendësuar televizionin me profesionin e një blogere pasi në profilin e saj në instagram shikojmë shpesh receta dhe këshilla që ajo i ndan me ndjekësit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *