E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Xherdan Shaqiri infektohet me koronavirus

Futbollisti, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, tha Federata e Futbollit e Zvicrës, një ditë pasi 28-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar, për herë të parë pas më shumë se një viti.

Lojtari i Liverpool-it, i cili u paraqit për herë të fundit për Zvicrën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të vitit të kaluar, kishte mbërritur në hotelin e ekipit të hënën pasdite përpara një loje miqësore me Kroacinë të mërkurën.

Federata tha se ai ishte vënë në vetizolim.

Dy nga shokët e ekipit të Shaqirit në Liverpool, Sadio Mane dhe Thiago Alcantara, kanë dalë pozitivë në javën e fundit./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë