Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet në Turqi

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra...

Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje...

Aksident me vdekje në Shkodër (EMRI)

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave...

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm për drejtimin...

Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i...

Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e përplasje me...

Xhepa: Rënia ekonomike si pasojë e krizës politike dhe dobësive strukturore

7 Nëntor 21:11

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka deklaruar se arsyeja se pse në vendin tonë ka shifra të larta korrupsioni është keqqeverisja.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve, ne Vizion Plus, Xhepa duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, renditi disa prej faktorëve që kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.

 

Për Xhepën, rënia ekonomike në vend ka ardhur si pasojë e krizës politike por edhe dobësive strukturore të institucioneve.

 

Intervista e Plotë:

Raporti nënvizon se kërkesat për rryshfet në vendin tonë janë tre herë më të larta se në vendet e tjera të zonës Euro-Azi. Cilat janë faktorët që çojnë në shifra të larta korrupsioni?

 

Fatkeqësisht ky është raporti I dytë në fakt pas botimit të raportit DoingBuissnes të 2019, që Banka Botërore publikoi shumë pak kohë më përpara gati një javë më përpara, të cilat gjithashtu tregonin për një përkeqësim të klimës të të bërit biznes në Shqipëri dhe në garën e konkurrencës që ne kemi me vendet e tjera sa I përket reformave për të përmirësuar klimën e biznesit Shqipëria ka bërë disa hapa mbrapa. Njëkohësisht edhe ky raport, identifikon apo konfirmon gjetjet e raportit të mëparshëm që korrupsioni vazhdon të mbetet problem më serioz në klimën e biznesit në Shqipëri. Sa I takon pastaj arsyes dhe faktorëve nuk ka asnjë dyshim që këto lidhen me cilësinë e qeverisjes me cilësinë e ligjeve, cilësinë e akteve që ndjek komunitetit të biznesit, të cilat duket se janë përkeqësuar.

 

A është kjo një sëmundje e pashmanshme, apo është një sindromë e vendeve si Shqipëria ku nuk është e konsoliduar edukata e sundimit të ligjit?

 

Unë mendoj se nuk është thjesht një çështje që lidhet me mandatet qeveritare por lidhet me faktin që ne nuk kemi arritur asnjëherë që të ndërtojmë një qasje sistemike, apo një sistem sistemik, të mënyrës së funksionimit të institucioneve, të mënyrës së funksionimit të ligjit. Dhe këto dobësi shfaqen apo gangreniozohen apo ndryshe marrin më shumë forcë zakonisht në mandatet e dyta, kur ndoshta qeveritë relaksohen apo ndoshta bëjnë plane për na një exit dhe gjë që siç e tham e dëmton akoma më shumë klimën e biznesit dhe për më tepër që ndikon edhe në besimin që investitorët duhet t’u japin këtyre tregjeve. Fatkeqësisht fakti që në Shqipëri nuk ka pasur investime gjatë viteve të fundit, investime të rëndëishme serioze, pikërisht tregon dhe ky indicator që korrupsioni I ka mbajtur larg interesat e investitorëve serioz.

 

Vitin e kaluar pra në 2018, rritja ekonomike ishte 3.7% deri në 3.8%. Këtë vit duket si më poshtë dhe pritet që të jetë më pak se 3%. Përtej gjuhës së shifrave si është gjendja e ekonomisë së Shqipërisë?

 

Në fakt gjendja e ekonomisë së Shqipërisë, sidomos gjatë këtij viti të fundit duket që është akoma më e përkeqësuar dhe unë mendoj që kjo lidhet së pari me dobësitë strukturore, që ka struktura e ekonomisë së vendit tonë. Pra nga goditjet e mëdha që kemi marrë në ata sektorë që kanë udhëhequr rritjen ekonomike të deritanishme. Por nga ana tjetër mendoj që dhe zhvillimet politike nuk e kanë ndihmuar duke bërë që në përgjithësi ekonomia të tkurret. Gjë që reflektohet edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Pra kemi më pak të ardhura në buxhetin e shtetit dhe me buxhetin e rishikuar aktualisht do të kemi 100 mln euro më pak. Dhe reflektohet edhe në projeksionet e vitit të ardhshëm që ky efekt zinxhir I tkurrjes së kërkesës ekonomike do të shoqërohet me një sërë efektesh të tjera në planin e të ardhurave, planin e shpenzimeve e kështu me radhë.

 

A mbetet I saktë pohimi që vendet fqinje mbeten më tërheqëse për investimet e huaja sesa Shqipëria?

 

Fatkeqësisht historiku I viteve të fundit ka treguar që investitor të rëndësishëm serioz kur kanë patur alternativë për të zgjdhur në vendet e Ballkanit kanë preferuar Maqedoninë  e Veriut por edhe Bosnjën madje. Dhe investitor shumë të rëndësishëm dhe serioz janë tashmë duke I materializuar interesat e tyre dhe kjo ka bërë që ekonomitë e këtyre vendeve të rajonit të integrohen në zinxhirin global të prodhimit duke u shndëruarr në aktor të rëndësishëm në këtë ekonominë globale dhe duke I modernizuar strukturat e tyre ekonomike me produkte të një shkalle më të lartë sofistifikimi, ndërsa Shqipëria fatkeqësisht ka mbetur më mbrapa në këtë lloj gare.

Posted Under:
Ekonomi Intervista e ditës Vendi
Tagged:
ekonomi Institucione Korrupsion lajme Rënie Selami Xhepa Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

më shumë...

17-vjeçarja vjedh një makinë në Dhërmi, ndihmohet nga 25-vjeçari, por arrestohen

më shumë...

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër: Ka humbur burrërinë

më shumë...

700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do paguhet në plazhet publike të menaxhuara nga privati

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:10

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në...

5:51

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan...

5:48

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë...

5:28

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet...

5:16

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video...

5:05

Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial...

5:00

17-vjeçarja vjedh një makinë në Dhërmi, ndihmohet...

4:58

Aksident me vdekje në Shkodër (EMRI)

4:43

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi...

4:38

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

4:36

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm...

4:11

Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri...

3:48

Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e...

3:14

700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky...

3:05

Shqipëria e Kosova hapin kufirin, nga 1...

2:50

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas...

2:29

Trump: Reduktojmë trupat në Europë, Italia, Spanja...

2:09

Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për...

2:06

Paralizohet trafiku në aksin Tiranë–Elbasan, radhë kilometrike...

2:00

Sali Berisha i vetëm në garë për...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas këmbësorin e...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.