E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Xhepa: Buxheti 2024 e “kalon klasën”

Për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa, buxheti i vitit 2024 mund të konsiderohet modest, pa shumë risi dhe mund të thuhet që e “kalon klasën”

 

“Dy janë risitë e këtij buxheti, së pari rritja e pagave për administratën publike, një politikë kjo e cila nuk konsiderohet e re, por është vijimësi dhe e dyta rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, pasi ne kemi detyrime si vend anëtarë i NATO-s”, u shpreh Xhepa në emisioni E-ZONE në Vizion Plus

 

Reklamë

Por me çfarë note mund të vlerësohet buxheti 2024?

 

“Për aq kohë sa dokumenti miratohet nga Parlamenti, ai merr notë kaluese. Buxheti duhet të kishte një fytyrë më sociale në kushtet në të cilat po kalojmë, pasi mungon një mbështetje për pensionistët. Nga ana tjetër investimet publike janë më të ulëta se viti aktual”- tha Xhepa në Vizion Plus

Vazhdo të lexosh

Reklamë