Nuk e dimë si kanë qenë datëlindjet e deritanishme të Bes Kallakut, por me siguri ky 33-vjetor, njohur ndryshe edhe si mosha e Krishtit, e gjen më të plotësuar se kurrë.

 

Është bashkëshort i një gruaje të bukur e të suksesshme si Xhensila Myrtezaj, është bërë baba për herë të parë, si dhe bën punën që do: t’u sjellë të qeshura mijëra shqiptarëve. E thënë më ndryshe, Besi ka gjithçka që do të donte çdo bashkëmoshatar i tij. Por, ajo që vazhdon t’i mbushë zemrën dhe t’i dhurojë emocione si gjithmonë është dashuria.

 

Në një postim të para pak minutave, Xhensila ka ndarë në Instagramin e saj një urim shumë emocionues, që vetëm një grua e dashuruar di të bëjë, duke i uruar njeriut të zemrës edhe shumë aventura të reja së bashku.

 

”Çfarë jam pa ty? Asgjë.

Në të mirë dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për ne. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje. Ky 33-vjetor të gjeti më të plotesuar se kurrë më parë, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona. Të lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kalojë dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë. @bes_kallaku”./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *