E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Xhelali kërciti e iku”/ Spiropali: Thoshte Kamza ime, sikur ja kishte lënë babai pronë

Drejtuesja politike e PS për Kamzën dhe Vorën, Elisa Spiropali dha një shpjegim pse, sipas saj, Xhelal Mziu nuk garon më në këto zgjedhje në Kamëz, por në Dibër.

 

Nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Spiropali deklaroi se ai nuk ka “fytyrë” t’u dalë përpara qytetarëve sepse nuk ka bërë asgjë për zonën, përsa kohë kishte pushtetin.

 

Reklamë

“Xhelali kërciti e iku. Iku për një arsye, po t’i kishte punët mirë në Kamëz, do të rrinte. Por la bashkinë me borxhe dhe bëri ato të tjerat, se ka 3 dosje në SPAK, dhe iku në Dibër se s’kishte çfarë t’u thoshte atyre. I përdorte njerëzit si mish për top për të hedhur bojë, molotovë, gurë. I keqpërdori njerëzit, thoshte Kamza ime, Kamza ime sikur ja kishte lënë baba pronë.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë