Gazetari Xhelal Neziri ka rrëfyer detaje nga tragjedia në Tetovë ku ndërruan jetë 14 pacientë.
Ai tregon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, vetëm për 6 minuta, spitali modular është bërë shkrumb e hi.
Kjo shpejtësi me të cilën është djegur është bërë dhe objekt debati.
“Ka shumë aludime, pista dyshimi, por mbetet që organet e hetuesisë të kryejnë një hetim. Janë ofruar ekspertë nga vende të NATO që do bëjnë më kredibile rezultatet.Mund të ketë ndodhur një rrjedhje oksigjeni. Ndërkohë pacientët që shpëtuan janë duke u trajtuar në Shkup dhe nuk janë në rrezik jete. Megjithatë duhet marrë parasysh që janë të lënduar nga zjarri dhe të prekur gjithashtu me covid-19”, tha Neziri.