Në një kohë kur në PD po punohet për të ndryshuar lidershipin, Xhelal Mziu kërkon që të mbështetet Lulzim Basha. Drejtuesi Politik i PD në Dibër tha se është koha që demokratët të bashkohen.

 

“Sot është dita të bashkohemi sa më shumë, të mbështesim fort liderin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha , një lider me prirje Europiane, vizionar dhe i suksesshëm. Beteja sapo ka filluar!”

 

Në rrjetet sociale, Mziu shprehu kënaqësinë për fitoren e PD në Dibër dhe falënderoi votuesit.

 

“Megjithëse nuk u gëzuan si ne edhe në shkallë kombëtare, ne u treguam Shqiptarëve, ndërkombëtarëve, mediave të shitura se në Shqipëri, një “skizofren” autokrat ka shkatërruar përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira. Nuk është koha për të treguar se ç’farë bëmë keq në shkallë kombëtare, apo si mund të ishim mbrojtur nga blerja masive e votës, sepse kjo tashmë s’ka vlerë, por ajo që është e rëndësishme, ne, u treguam me zë dhe me figurë se për të mbajtur pushtetin u përdor e gjithë makineria shtetërore. U përdor administrata duke i shantazhuar ato, u përdorën të punësuarit fiktivë, u përdorën punëdhënësit, u përdorën mësuesit, mjekët dhe infermjerët. U përdorën para të pista pafund, të shpërndara nga punonjësit e postës në zarfat e pensioneve, u përdorën administratorët të cilët çuditërisht çonin nëpër shtëpi edhe në orë të vona të natës zarfat me para, gjoja të ndihmës ekonomike. Përballë të gjitha këtyre qëndruam ne, demokratët, dhe fituam kundër kësaj makinerie kriminale. Fituam si Qark. Fituam dhe i kthyem Dibrës nderin, duke i shtuar Partisë Demokratike edhe një mandat. U bëmë tre!”

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *