Subscribe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Mattis nisi mëngjesin e kësaj të hëne vizitën e tij në Shkup. Ai u prit në aeroport nga ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, ndërsa me pas zhvilloi takim me kryeministrin Zoran Zaev në selinë e qeverisë.

Biseda mes Matis dhe Zaev fokusohet tek referendumi i 30 shtatorit.

 

Një javë më parë, sekretari amerikan Mattis paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë për të shprehur mbështetjen e SHBA për referendumin, por edhe shqetësimin për përfshirjen e mundshme të Moskës në proces.

 

Më herët edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka akuzuar Rusinë se po perpiqet te pengoje anëtarësimin e vendit ne strukturat euroatlantike.

 

Kjo është hera e parë në 14 vitet e fundit që një sekretar amerikan i Mbrojtjes viziton Shkupin.

 

Vizita e Mattis vjen në një kohë që vendin fqinj kane zbarkuar brenda një kohe të shkurtër liderët europianë, që nga kancelaria gjermane Angela Merkel, ai austriak Sebastian Kurc etj.

 

Më 30 shtator qytetarët maqedonas do të vendosin nëse janë pro apo kundër ndryshimit të emrit të vendit pas marrëveshjes se arritur me palën greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *