Subscribe

Rreth orës 17:00 të së premtes pjestarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë brenda territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë në Komunën e Kamenicës. Pamjet e transmetuara ne rrjetet sociale kanë shkaktuar reagim të gjerë në Kosovë.

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Façebook tha se autoritetet janë vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes, dhe se qytetarët e Kosovës nuk janë pa mbrojtjen e institucioneve.


AVDULLAH HOTI


KRYEMINISTER I KOSOVES

“Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i mbrotjes Anton Quni, i cili deklaron se institucionet e Kosovës janë duke marrë informacione nga KFOR për praninë e xhandarmërisë serbe në fshatin e Kamenicës.



ANTON QUNI


MINISTER I MBROTJES


 “Jemi në kontakt me autoritetet e komunës, kryeministrin, komandantin e KFOR-it. Pra, po mbledhim informacioneve për ta kuptuar saktë se çfarë ka ndodhur. Personalisht kam biseduar me komandantin e KFOR-it. Po presim informacionet e sakta nga drejtursit e KFOR-it”.

Por nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka bërë të ditur se pas kontakteve me KFOR-in, pala serbe ka zhvilluar patrullime të përbashkëta me pjesëtarë të SHBA-së dhe Turqisë, por jo faktin e hyrjes së xhandarmërisë serbe më Kosovë.

Ngjarja në Kamenicë vjen në një kohë që Parlamenti i Kosovës debatoi një ditë më parë mbi projekt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, por seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të votuar, dhe është shtyrë për të enjten e radhës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në përputhje me zotimin për liritë themelore që janë në thelb të Kushtetutës së Kosovës dhe miratimi i tij në formën e tashme, do të dobësonte demokracinë e vendit.

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se projektligji paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *