Rama konfirmoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se të gjithë besimtarët myslimane do të mund ta falin namazin e Fiter Bajramit ditën e dielë në të gjitha xhamitë ë vendit. Ky sqarim i Ramës erdhi pas zhurmës dhe debateve të krijuara në lidhje me rikthimin e masave kufizuese në fundjave të cilat duket se do të privonin edhe besimtarët nga falja e Fiter Bajramit, që përkontre me diten e diele ku janë në fuqi masat kufizuese.

Por Rama ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me Komunitetet Fetare dhe hartimin e një protokolli sanitar është vendosur që objektet fetare të hapen duke nisur nga java e ardhshme.

Ndërsa për xhamite do të ketë një pëjashtim, dhe ato do të hapën që nesër ( të dielën) duke qënë se përkon me Fiter Bajramin.

Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë tërë propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit.

Më tej Rama ka nje mesazh edhe për të gjithë besimtarët:

Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë.

Kryeministri nuk harron të ironizojë dhe të akuzojë të gjithë ata që e sulmuan për këtë cështje së fundmi, përfshirë edhe rivalet politik.

Luftëtarët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtarë, janë ringjallur si besimtarë të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram!
Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *