Subscribe

Nje dite para festes se Bajramit, kryetari i Bashkisë se Tiranës inspekton punimet e xhamisë se madhe prane rrugës se Elbasanit. I shoqëruar nga Imami i Tiranës, Erjon Veliaj siguroi se shume shpejt besimtaret e kryeqytetit do te kenë xhaminë qe u ka munguar. Objekti me i ri i kultit do te jete jo vetëm nje rend faljesh, por do te ofroje shërbime edhe per qytetaret e tjerë. Imami i Tiranës Ylli Gurra vlerësoi ecurinë e punimeve ne xhaminë e madhe, ndërsa theksoi se xhamia do te mbaroje brenda afateve. Bashkia e Tiranës synon qe institucionet e kultit te përqendrohen përreth sheshit “Skenderbej” i cili do te kthehet ne zone pedonale, duke krijuar mundësinë per t’u vizituar edhe nga turistet. Ndërkohe punimet per xhaminë e re kane ecur me ritme te larta. Ne vetëm pak muaj është mbaruar struktura e dy parkimeve nëntokësore dhe kati i qendrës kulturore. Aktualisht punimet kanë hyrë ne nje faze te vështire. Ku elementeve strukturore u jane shtuar harqet dhe kupolat e kubese te cilat janë te përmasave te ndryshme. Brenda dy muajsh parashikohet të mbarojë struktura e xhamisë deri në kubene e madhe. Kjo do te jete xhamia me e madhe e myslimaneve, jo vetëm te Tiranës. Ajo ka nje sipërfaqe prej 1200 metrash katror e po kaq edhe pjese e hapur. Krahas ambienteve per lutje dhe ritet e tjera fetare, brenda saj saj do te kete dy kate parkim nëntokësor, qendër kulturore dhe librari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *