Subscribe

Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe” rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Lexo edhe :

Related Posts

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, ka siguruar pamjet e makinës, e cila është dëmtuar pas shpërthimit të tritolit.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Xhami i përparmë i makinës ëhstë dëmtuar plotësisht teksa janë thyer edhe xhamat e dyerve të makinës dhe është dëmtuar prapakolpi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhë në rrugicën e rrugës.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *