E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Xhaka humb gradat tek Arsenal, mendon rikthimin në Gjermani

Granit Xhaka, mesfushori me origjinë shqiptare, pritet që të largohet gjatë janarit nga ekipi i Arsenal. Konflikti me tifozët, sipas mediave britanike, po e shtyn Xhakën që të gjejë një ekip tjetër.

 

Fërshëllimat e tifozëve ndaj mesfushorit dhe reagimi I këtij të fundit bëri që klbubi t’I hiqte Xhakës shiritin e kapitenit pas vetëm tre muajsh. Por edhe pse kërkoi ndjesë publike, tifozët dhe klubi nuk e kanë pranuar.

 

Reklamë

Detaj ky që po tregohet edhe në aktivizimin në fushën e lojës, ku mesfushori me origjinë shqiptare, ndeshje pas ndeshje po e shikon veten në stolin e rezervave.

 

Sipas mediave britanike, Xhaka pritet që të rikthehet në Gjemrani gjatë merkatos së janarit pasi nëse do të qëndrojë në Londër do të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në EURO 2020.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë