E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Xhaka “braktis” Arsenal, Milan i hap derën

Arsenal's Granit Xhaka

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në merkaton e janarit.

 

Një gjë të tillë e ka konfrimuar dhe vet tekniku, Unai Emery, I cili është shprehur se Xhaka ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë në Londër.

“Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe për këtë arsye na nevojitet një lojtar si Xhaka.Por nuk e di nëse do të luajë akoma me ne. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë”, ka thënë Emery, duke zyrtarizuar fundin e aventurës së futbollistit me origjinë shqiptare në Londër.

Reklamë

 

Shkak I largimit është bërë përplasja e mesfushorit me origjinë shqiptare me tifozët londinez. Përplasje kjo që I kushtoi shiritin e kapitenit Xhakës.

 

Por me largimin e Xhakës nga Arsenal të shutma janë klubet që kanë shprehur interesin për të marrë shërbimet e mesfushorit. Mes klubeve, sipas mediave britanike, është edhe Milan që I ka hapur derën mesfushorit për t’u aktivizua\r në Serinë A.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë