Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 21 prill ndërsa raundi i dytë më 5 mars.

 

Në një konferencë për mediat Xhaferri ka theksuar se ky është një vendim që është marrë në koordimim edhe me subjektet e tjera politike.

 

“Më 12 maj skadon mandati i Presidentit dhe në bazë të këtyre mandateve zgjedhjet duhet të shpallen jo më gjatë se 90 ditë dhe jo më shkurtë se 70 ditë. Në koordinim edhe me subjektet tjera politike, sugjerimi është që raundi i parë të mbahet me 21 prill dhe raundi i dytë me 5 maj, me vetë faktin që Presidenti i ri të inaugurohet më 12 maj, pas çka kreu i shtetit të mund të jep edhe betimin solemn para Kuvendit dhe zyrtarisht të hyjë në fuqi mandati i Presidentit të ri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *