E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Xhaferi: Nëse dështon referendumi, vendosin institucionet

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se nëse referendum dështon, çështja do të kalojë në duart e institucioneve. Ai është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri.

 

Gjatë një interviste të dhënë për Alsat.M, kreu i parlamentit  theksoi dhe njëherë faktin se nëse populli nuk vendos atëherë çdo gjë do të kalojë në dorë të institucioneve.

 

“Në situatën që të mos ketë census nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të merr përgjegjësi vendimmarrëse dhe le hapësirë që institucionet që i ka zgjedhur të vazhdojnë me bartjen e përgjegjësisë në proceset e radhës, vijuese për këtë çështje, për të cilën ato në vazhdimësi japin përkrahje, për proceset integruese. Këto janë udhë-rrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. Aspektet e interpretimeve akademike, profesionale nuk i përjashtoj, por ato janë interpretime analitike të cilat nuk bartin përgjegjësi për asgjë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë