E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Xhafaj: Zbatimi i reformës do të nisë menjëherë

Mazhoranca do të votojë pa asnjë diskutim në seancën e së enjtes 6 ligjet e reformës në drejtësi, tashmë të miratuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Kreu i Komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj, siguroi se me miratimin e projektligjeve ditën e enjte, pas hyrjes në fuqi të tyre, reforma në drejtësi do të nisë zbatimin e saj.
Xhafaj konsideroi si pozitiv konsensusin e arritur me demokratët për ligjin e Prokurorisë Speciale. Por tha se tashmë nuk ka kthim pas sa i takon ligjeve të tjera, pjesë të reformës. Pjesë e paketës së reformës në drejtësi, janë edhe mbi 30 projektligje të tjera, të cilat plotësojnë në mënyrë përfundimtare reformën në drejtësi. Kryekomisioneri Xhafaj tha se do të jetë Komisioni i Posaçëm Parlamentar që do t’i marrë ato në shqyrtim.

Më shumë video

Reklamë