E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Xhafaj: Veting për politikën

Gjatë prezantimit të projektligjit për vetingun në radhët e policisë, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj tha në Komisionin e Sigurisë se është i hapur që vetingut t’i nënshtrohen dhe politikanët.

 

Në draftin i cili mund të prezantohet, Xhafaj theksoi se ai do të ishte i pari nga radhët e politikës që do ta votonte me të dy duart.

 

Reklamë

Ministri i brendshëm iu përgjigj dhe akuzave të opozitës se policia vijon të jetë e mbërthyer nga pandëshkueshmëria apo dhe korrupsioni.

 

Projektligji i cili pritet të kalojë me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare ka një kosto prej rreth 5 milionë dollarësh për dy vite.

 

Në sitën e kontrollit të pasurive integritetit apo dhe eficencës në punë do të kalojnë të gjithë efektivët e policisë së shtetit, ata të gardës si dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm.

 

Një veçori e projektligjit është dhe mundësia e vetingut për ish-efektivët e policisë të liruar tashmë por që sipas vendimeve të gjykatave mund të kthehen në pozicione të njehsuara me gradën.

 

Xhafaj tha se me vullnetin e tyre ata mund të hetohen dhe të rikthehen në polici në bazë të konkluzioneve të vetingut.

Më shumë video

Reklamë