E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Xhafaj sqaron PS për reformën

Kreu i Komisionit te posaçëm parlamentar per reformen ne drejtësi Fatmir Xhafaj, ka informuar kryeministrin Edi Rama mbi zhvillimet me te fundit qe lidhen me diskutimet per reformën ne sistemin e drejtësisë. Pas mbledhjes Rama u pyet nëse ka ndonjë zhvillim te ri mbi negociatat me opozitën. Por shefi i mazhorances e anashkaloi ketë çështje dhe ka zgjedhur të flasë për kombëtaren. Ky raportim u be pas mbledhje se grupit parlamentar, e cila zgjati pak minuta. Gjate kësaj kohe deputeteve socialiste u është bere e ditur zyrtarisht depozitimi i nismës per ndryshimet kushtetuese, qe mbart firmat e 33 deputeteve te mazhorances. Kreu i qeverise e ka bere te qarte prej ditësh se shumica është e vendosur t’i shkoje deri ne fund reformës ne drejtësi, duke mos lejuar per asnjë moment futjen e duarve te partive politike ne procesin e skanimit profesional dhe pasuror te gjykatësve dhe prokuroreve.

Më shumë video

Reklamë