Disa ore para protestës se opozitës e cila ka si moto kërkesën për largimin e ministrit te brendshëm, reagoi ne Twitter vete Xhafaj.

 

Ai sfidoi kreun e PD duke thënë se nëse audio përgjimi është i vërtetë ai do te dorëhiqej nga posti qe mban, ndryshe duhet te ike Basha.

 

“E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. Drejtësi deri në fund.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”.

 

Kërkesa e Bashes për largimin e Xhafajt erdhi si pasoje e akuzave ndaj ministrit se ka mbrojtur vëllain e tij nga ekstradimi ne Itali ku është i dënuar për trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *