Subscribe

Vetëm pak orë pasi presidenti Nishani firmosi dekretet,  ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj reagoi per here te pare per akuzat e bëra ndaj tij. Duke i konsideruar shpifje te ulëta te orkestruara nga Partia Demokratike, ai mohoi te ketë qene pjese e organeve te ish-sigurimit apo te hetimit. Xhafaj shprehet se ne vitin 1986 mbante nje tjetër detyre ne Tirane, çka sipas tij nuk përputhet me deklarimet e atyre qe e akuzojnë.

 

“Një shtetas shqiptar me banim jashtë atdheut pretendon me mesazhe e telefonata të porositura se në vitin 1986, e paskam dhunuar apo torturuar, vit në të cilin, unë nuk kam qenë fare në punë në organet e drejtësisë të asaj kohe. Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar. Ndërkohë, janë të pavërteta pretendimet e një zonje për dhunë ndaj saj dhe vëllait të saj në një proces penal të kohës. Sa unë jam në dijeni, kjo çështje penale është gjykuar dhe përfunduar në fundin e vitit 1986, periudhë kur unë nuk isha më pjesë e sistemit të drejtësisë.”

 

Ne deklaratën e shpërndare per mediat Xhafaj akuzoi opozitën si porositësin e këtij keqinformimi publik, duke pasur synim tensionojë situatën politike. Ministri i ri i brendshëm tha se ishin përdorur dëshmitare te rreme per te përbaltur figurën e tij.

 

Jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike. Për ata të cilët më njohin sado pak personalisht, por me siguri edhe për shumicën e opinionit publik që ndër vite është njohur me punën dhe qëndrimet e mia, do të ishte e panevojshme që sot të deklaroj se nuk kam asnjë lidhje me sa pretendohet kundrejt meje.

 

Menjehere sapo kryeministri Rama publikoi emrat e katër anëtareve te rinj te kabinetit, opozita reagoi ashpër per kandidaturën e Fatmir Xhafajt, te cilën e akuzoi si torturuesin e disa qytetareve gjate regjimit diktatorial. Lulzim Basha madje kërcënoi se Xhafaj do te behej ministër i brendshëm vetëm nëse do te kalonte mbi trupat e demokrateve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *