Zv ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj këtë të mërkurë nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus ka folur për votimin e rezolutës së CDU/CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Në fjalën e tij zv.ministri Xhafaj është shprehur se vendimi i CDU/CSU ishte një mesazh dhe kalim tejet pozitiv për Shqipërinë, në rrugëtimin e Keshillit të Evropës në lidhje me datën 17-18 tetor ku do të diskutohet për Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

“Mund te them se ka qenë një sfidë e vështirë për të bindur Bundestagun gjeman për të bindur se Shqipëria i ka kryer prioritet. Vendimi i djeshëm është shumë pozitiv për një tjetër hap drejt proceset të negociatave për të treguar se ne kemi arritur që të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë, që tashmë është njohur edhe nga bunderstagu dhe e gjithe vemendja jone tashme fokusohet ne Paris dhe ne Hage për të parë se si është parë realizimi i këtyre proceseve. Deri më tani nuk kemi marrë një indikacion të qarte nga Franca dhe pritet që të merret në datat 17 dhe 18 ku do të ketë dhe një konferencë nderpalamentare mes Gjemanisë dhe Francës ku do të ketë diskutime. Ajo që është pozitive është se nga bunderstagu gjerman kemi marrë një indicie positive.”

 

Xhafaj ka folur dhe në lidhje me tryezës së thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore ku ka akuzuar opozitën se vendoste kushte absurde për pjesmarrjen e saj në këtë tryezë.

 

Në fjalën e tij nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus zv.ministri i Jashtëm është shprehur se e vërteta e vetme që ai di është se e djathta gjermane eshte me e interesuar se e djathta shqiptare për shqiptaret.

 

“Ajo që ka ndodhur muajt e fundit akoma nuk ka bërë që opozita të thotë një fjal yë mirë. Po ulen në tryezën zgjedhore duke vendosur kushtëzime absurde që kërkojnë që kryeministri të japë dorëheqjen dhe te vijë një person që e do pushtetin ne tavolinë. Ajo që duhet të themi ështe që Shqipëria ka sërish detyra shpie për të bërë dhe të vijojmë që ëndra e shqiptarëve të behet realitet. Prioritet i qeverisë shqiptare ka qene ecuria e reformave në ndryshim nga vendimi i një viti më parë që nuk ishte aq pozitiv dhe këtë vit ne treguam se kemi një tjetër avancim.”

 

Gjithashtu nga 7 pa 5, Xhafaj ka folur dhe në lidhje me marrëdhënien e Holandës, ku ka theksuar se është një marrëdhënie e komplikuar, por që urojmë që raporti dhe vendimi i Bundestagut të ketë reflektim pozitiv dhe për qeverinë hollandeze.

 

“Ne Hollande eshte nje situate e komplikuar te themi te vertetet,sepse e gjithe stuhia e nisur nga nje gote uj qofte per krimin apo per azil nuk ka asnje statistike te bazuar. Ne jemi ne nje diskutim te vazhdueshem me qeverine hollandeze,siç jemi dhe me Gjemanine dhe Francen. Qe duket se hapi i bundersstagut gjeman na ka dhene nje pozitivitet ne gjithçka.”

 

Ndërkohë në raport me Greqinë ai është shprehur se nuk beson të kenë ndodnjë problem në këtë proces pasi kërkesa e saj është respektimi i të drejtave të minoritetit grek, dhe se deri më tani Shqiperia është një nga vendet e para në Evrope që respekton minoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *