E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhafaj në SHBA takohet me zëvendës ndihmës prokurorin e përgjithshëm

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj u takua me zv/ndihmës prokurorin e përgjithshëm Bruce Suartz. Gjatë bisedës, Suartz u shpreh se rezultatet e fundit të policisë, janë tregues i kapaciteteve në rritje të saj në luftën kundër grupeve kriminale ndërsa procesi i Vetting-ut është unik në rajon duke e bërë Shqipërinë model për vendet e tjera të Ballkanit.

 

Progresi i Shqipërisë do të prezantohet dhe në takimin e radhës SHBA-BE, për çështjet e drejtësisë, me fokus kryesor krimin e organizuar transnacional. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë – tha Suartz – për të dhënë një mesazh tjetër mbështetje për procesin e reformave dhe domosdoshmërinë e hapjes së negociatave, pasi Shqipëria e ka merituar një vlerësim të tillë. Nga ana e tij ministri Xhafaj kërkoi një prezencë dhe bashkëpunim më intensiv me FBI dhe DEA-n, duke riprezantuar kërkesën për një prani më të madhe te tyre në Shqipëri kryesisht në operacionin forca e ligjit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë