Fatmir Xhafaj nga Brukseli deklaroi se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme në luftën kundër kontrabandimit të personave.

 

Gjatë takimit me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në KE, ai theksoi se secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për përballimin e sfidave të përbashkëta.

 

“Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”.

 

Gjithashtu në këtë tryezë bisedimesh mes ministrave është diskutuar për çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

 

Ky takim u zhvilluar edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *