Subscribe

Pas mbledhjes se grupit parlamentar te PD, deputetet demokrate kane shkuar ne mbledhjen e komisionit per reformën ne drejtësi per te bere te qarte vizionin e ri te opozitës per kete reforme. Por kreu i këtij komisioni Fatmir Xhafa e ka bere te qarte se puna do te zhvillohet vetëm mbi nje draft ate te hartuar nga ekspertet e Euralius e Opdat; nje draft i cili është miratuar ne parim me unanimitet dhe ka kaluar ne masën e 2/3 te tij edhe nen per nen. Per Xhafen, nxjerrja e nje drafti te ri ne kete moment është përpjekje per te shtyre reformën. Te dy politikanet kane sqaruar se është diskutuar edhe kapitulli i Prokurorisë e ka mbetur vetem kapitulli per vlerësimin e gjyqtareve e prokuroreve; por tashme qe opozita ka nje draft te ri askush nuk di te thotë se sa vlere kane mbledhjet e komisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *