Subscribe

Qeveria shqiptare nis turin e lobimit ne vendet skeptike për hapjen e negociatave te anëtarësimit me Bashkimin Europian.

 

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, e drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilluan nje sere takimesh ne Hagë ku iu prezantuan autoriteteve holandeze reformat e ndërmarra deri tani. Ministri i brendshëm u shpreh se reforma ne drejtësi do të sjellë pastrimin e sistemit nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

 

Ndërsa ministrja e drejtësisë deklaroi se pa ndihmën e vendeve të tjera, qeveria do e kishte të vështirë të ndërmerrte reforma të një shkalle të tillë.

 

Kryetari i Bashkisë se Tiranës Veliaj u shpreh optimist per mbështetjen e rekomandimit te Komisionit Evropian per çeljen e negociatave.

 

Veliaj deklaroi se Shqipëria meriton hapjen e negociatave pasi ka bere reforma te mëdha ne forcimin e shtetit ligjor dhe ne zhvillimin ekonomik.

 

Ndërsa autoritetet holandeze theksua se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të nxisë qeverinë për të vijuar ne rrugën e reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *