Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ka komentuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, ku ka theksuar se të gjithë paralajmërimet e opozitës ndaj anëtarëve të qeverisë kanë dalë të vërteta.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bylykbashi shkruan se aleanca e qelbësirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013, po shkërrmoqet në mes të panikut.

 

“Veting per peshqit e medhenj te qelbur‎

Ne fillim iken Habilajt me gjithe Tahir, me pas Bajrot, me pas Avdylajt‎, tani Xhafajt. C’ka thene opozita po del e vertete. Aleanca e Qelbesirave, sic e quajti nje ideolog i saj dikur ne 2013, po shkerrmoqet ne mes te panikut. Sa shkel njeri syrin dhe njofton konference shtypi, apo thote shprehje me kod ne TV dhe ja ku iken minister apo deputet. ‎Dhe ky eshte vetem fillimi i shkermoqes. Prisni te shihni te rradhes!‎ Marreveshja me krimin eshte marreveshje me djallin. Heret a vone te ha koken!  Deri me sot po binin ne rrjete peshq te vegjel te qelbur. Sot ra nje peshk i madh. ‎Por sic e thote nje shprehje e vjeter durrsake, “Kur man ere bishti i peshkut, koka eshte qelb kahone!. Dhe durrsaket keto historite me “peshq” i njohin mire.”  Edi Rama eshte peshkaqeni qe po qelb te gjithe tepsine. Duhet hedh me gjithe tepsi sa nuk eshte qelbur shtepia perfundimisht!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *