E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhafaj, Bushati e Lleshaj kandidatë të PS? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të martë nga gazetarët nëse ish-ministrat Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj do të jenë në skuadrën e PS për zgjedhjet.

 

Kryesocialisti tha se të gjithë emrat do të seleksionohen. Sipas tij, faza e parë do të kryhet nga drejtuesit politikë, që do hartojnë draftin dhe më pas Kryesia e PS do të miratojë listën përfundimtare.

 

“Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja, nuk është asnjëri i ndyrshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet edhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve do të bëjnë draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve që duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë